SHBA, shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës

Mediat njujorkeze raportojnë se pas një operacioni të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, është shkatërruar një rrjet i trafikut të drogës, drejtuar nga mafia shqiptare.
Të arrestuar janë 27 nga 37 të dyshuar dhe bashkëpunëtorë të një grupi shqiptar që përfshin disa qindra bashkëpunëtorë dhe klientë në tre kontinente, citon New York Post zyrtarë amerikanë.
Policia njofton se lënda narkotike ishte sjellë nga Holanda Kanadaja, Meksika, Kolumbia, Venezuela dhe Peruja.
Mësohet se kokaina pasi paketohej i jepej shitësve të ligjshëm të makinave luksoze për transportim, të cilët sipas zyrtarëve amerikanë kontrolloheshin nga banda shqiptare.
Arrestimet janë bërë në Bronx, Brooklyn, Manhattan, Queens dhe Long Island, si dhe në Westchester, Putnam, Rockland, Orange dhe në qarqet e zonës Albany.
Mafiozë të tjerë të dyshuar janë shkatërruar në Nju Xhersi, Florida dhe Kolorado, si dhe në Shqipëri, thanë zyrtarët.
Një shqiptar i identifikuar si Bajram Lajqi, që njihej me pseudonimin “Vann Damme”, është arrestuar që muajin e kaluar në kuadër të hetimeve të këtij grupi. /Start/
2011-07-14 08:33