Basha, ne gjykate per vertetimin e mandatit te tij ne krye te bashkise
Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ju drejtua dje Gjykates se Faktit ne Tirane, per vertetimin e mandatit te tij. Ashtu sic e kerkon procedura ligjore, kreu i bashkise me te madhe ne vend, pajiset me nje vertetim te tille, qe tregon se procesi i ankimimit ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit ka perfunduar dhe ai mund te nise detyren, me konstituimin edhe te Keshillit Bashkiak Tirane. Kete kerkese, Basha e depozitoi diten e djeshme, ne kuader te vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i cili me 25 qershor e shpalli zyrtarisht ate fitues ne garen elektorale per Bashkine e Tiranes me 93 vota me shume se kundershtari Edi Rama. Ne fakt, hapi i ndjekur nga Basha, erdhi pas vendimmarrjes se bere ne 8 korrik nga Kolegji Zgjedhor, i cili la ne fuqi vendimin e KQZ-se dhe mbylli nje here e mire historine e ankesave te forcave politike kunder vendimit te KQZ-se per fituesin e Tiranes. Nje hap i tille eshte ndermarre edhe nga fakti se KQZ-ja nuk shpall fitues te krereve te njesive vendore. Ligji e ka parashikuar kete procedure per njohjen e mandatit te drejtuesve te rinj te komunave dhe bashkive. Pas marrjes se vertetimit nga gjykata, kryetari i zgjedhur Lulzim Basha do te prese edhe konstituimin e Keshillit Bashkiak te Tiranes, per te bere edhe betimin si kryetar i Bashkise se Tiranes. Por ne cdo rast, edhe nese Keshilli Bashkiak i Tiranes nuk e kryen detyren e tij, atehere ligji parashikon nje tjeter mundesi te zyrtarizimit te kreut te ri te bashkise nga prefekti.