E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tronditen marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Rumani

Ditën e martë nëpër media të ndryshme qarkulloi një lajm, sipas të cilit Presidenti i Rumanisë ka bërë deklarata fyese dhe raciste ndaj popullit shqiptar.

Për të sqaruar vërtetësinë e këtyre deklaratave, Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirri me urgjencë ambasadorin rumun në Tiranë, Viorel Stanilla. Ky veprim ka ngjallur reagimin e ashpër të Ministrisë së Jashtme rumune.

Ministria e Jashtme e Rumanisë ka shprehur indinjatën, duke e konsideruar të papranueshme sjelljen e Ministrisë së Jashtme shqiptare, e cila kërkoi shpjegime zyrtare nga ambasadori, edhe pse deklaratat ishin publikuar nga burime të panjohura.

Po dje, Ministria e Jashtme e Rumanisë i bëri të ditur ambasadorit shqiptar në Bukuresht se nuk është e pranueshme që një ambasador rumun të thirret për shpjegime lidhur me deklarata të paverifikuara dhe të botuara nga burime të pakonfirmuara.

“Deklaratat” e Presidentit Basesku ngjallën pakënaqësi tek mbarë opinioni shqiptar, por më vonë u mësua se ato ishin vepër e një hakeri serb, i cili kishte ndërhyrë në faqen zyrtare të Presidencës së Rumanisë. /Start/

                                                                                             2011-07-14 08:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›