E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha, paralajmeron ulje ne cmimet e sms-ve dhe internetit

Ulje te cmimeve te mesazheve nga kompanite celulare si dhe te internetit, premtoi dje kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e qeverise. "Cmimet kane nje renie te ndjeshme. Ka nje renie edhe ne cmimin e sms-se, por jo aty ku duhet. Autoriteti Kombetar i rregullimit te tregut po shqyrton te gjitha praktikat, ne menyre qe te vendose normat e pranueshme te tarifimit te tyre. Po keshtu, gjate muajve te ardhshem pritet te kete nje renie dramatike te cmimit te internetit", u shpreh dje kreu i qeverise. Sipas tij, cmimi i internetit, eshte i paarsyeshem, por autoriteti kombetar i rregullimit te ketij tregu, ne bashkepunim me operatoret kryesore ka marre e po merr masa per ulje te ndjeshme te tij dhe uljet kane filluar. "Se shpejti, pothuajse dhjetefishohet fluksi i internetit nga vendet fqinje. Projekti i kurrizores kombetare per internet super te gjere do te behet se shpejti, nje realitet", siguroi kreu i qeverise. Berisha informoi se rritja kaq e madhe dhe e shpejte, fakti qe Shqiperia sot, ne perqindjen e perdorimit te telefonave mobile, por dhe internetit, ka kapur me shpejtesi nivele qe shqiptaret as mund t'i imagjinonin tre vjet me. Kryeministri theksoi se pas shtrirjes se internetit ne cdo shkolle, Posta Shqiptare, nder me te paktat ne Evrope e ne bote, natyrisht, jo e vetme, ofron internet falas ne 510 zyrat e saj, per qytetaret shqiptare dhe jo vetem ne zyra se ne te vertete, perfitues jane jo pak qytetare qe kane banesat perreth tyre, sepse hyjne valet e rrjetit. "Ne nje hark kohor te shkurter, jane te regjistruar 2.2 milion perdorues te internetit ne sherbimin postar. Mosha dixhitale eshte moshe e te gjitha moshave. Ndaj ftoj shqiptaret te bejne gjithcka per te perfituar sa me shume prej saj", u shpreh ai. Nga ana tjeter, ne mbledhjen e djeshme, kryeministri permendi faktin se ajo shenon mbledhjen e 100 qe zhvillohet me e-kabinet. "Kjo shenon konsolidimin e nje praktike thellesisht transparente, eficente e te dobishme, ne parapergatitjen dhe vendimet e ekzekutivit shqiptar. Por dua te theksoj se eshte edhe nje kursim i rendesishem i tonelatave leter, boje dhe mjeteve te tjera kancelarie. Ndaj eshte nje apel per te shtrire kabinetin dixhital ne te gjitha institucionet e vendit, per te reduktuar ne menyren me te ndjeshme shpenzime te panevojshme, por edhe per te arritur e vendosur nje standard unik ne mbare vendin", u shpreh kryeministri. Sipas tij, burokracia shqiptare duhet te jete burokraci dixhitale dhe se Shqiperia renditet ne nje nivel te lakmueshem te penetrimit e perdorimit te internetit, duke kapur nivelin rreth 50 per qind dhe ka hedhur bazen per te ecur me shpejtesi te madhe e per te dale mbi mesataren evropiane, gjate dy viteve qe vijne. R. Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›