SHBA, shkon në 37 numri i viktimave nga uragani Irene

Është rritur në 37 viktima bilanci provizor i Uraganit Irene që preku bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por bilanci është ende provizor dhe mund të rritet gjatë ditëve të ardhshme. Bilanci është bërë i ditur nga autoritetet pas nisjes së evidentimit të dëmeve.
Sipas mediave amerikane bilanci më i rëndë është shënuar në Karolinën e Veriut , Nju Xhersi dhe Nju Jork, me nga 6 viktima.
Ndërkaq rreth 5 milion persona janë pa energji në SHBA, pas kalimit të Uraganit Irene, ndërsa disa rajone vuajnë pasojat e përmbytjeve.