“Irene” mbërrin në Kanada

Uragani “Irene”, i degraduar në stuhi tropikale, ka arritur në provincat detare të Kanadasë dhe Kebekun, ku mbi 250 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike.
Për momentin nuk janë regjistruar viktima, por policia po kërkon një person që ishte në bordin e veturës së tij, që u përfshi nga uji pasi një lum doli nga shtrati.
Erëra të forta dhe shira të dendura po godasin përvec Kebekut, Skocinë e Re dhe Terranovën. “Irene” ndodhet aktualisht 50 kilometra larg Baie Komeau.
Gjatë fundjavës uragani goditi Shtetet e Bashkuara, ku dëmet më të mëdha u shkaktuan në brigjet lindore, ndërkohë që u regjistruan 21 viktima.