E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, shkon në 5 numri i viktimave nga uragani “Irene”

Ka shkuar në 5 numri i personave që kanë mbetur të vdekur ditën e sotme nga uragani “Irene”, në Karolinën e Veriut, në SHBA. Njëri nga viktimat ishte serfist, dhe gjatë stuhisë nuk ka mundur të shpëtojë dot.

Ndërkohë që viktima e pestë është shënuar në Virginia, ku bëhet fjalë për një fëmijë 11 vjeç, i cili është vrarë nga një pemë, që është rrëzuar nga forca e erës.

Presidenti Barack Obama ka deklaruar se popullin amerikan e presin 72 orë shumë të gjata. Ai ka vizituar forcat e Mbrojtes Civile Amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›