Singapor, ish-kryeministri Tan fiton zgjedhjet

Ish-kryeministri i Singaporit Tony Tan, ka fituar zyrtarisht zgjedhjet presidenciale. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Cinhua. 71-vjeçari Tan ka arritur që të fitojë zgjedhjet presidenciale me 31.19% të votave.
Në garën zgjedhore merrnin pjesë dhe tre kandidatë të tjerë për postin më të lartë të shtetit aziatik. Tony Tan është presidenti i shtatë në historinë e Singaporit.