E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi korrigjon “Economist”-in

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka korrigjuar një artikull të gazetës së njohur britanike “Economist”, për gjëndjen në veri të Kosovës.

Letra e plotë, vijon si më poshtë:

“Raporti juaj për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, thoshte se aksioni i qeverisë së Kosovës ishte provokativ dhe si përgjigje e shtyrjes së bisedimeve nga ana e Serbisë. Në fakt, qëllimi ynë është që të sigurohet kontrolli normal i kufijve dhe që doganat të respektohen, kriminaliteti, duke përfshirë trafikimin me njerëz dhe narkotikë, lulëzon ku ligji është i dobët ose nuk ka fare.

Kosova është e vendosur që të sigurojë sundim- ligj dhe që të kapen kriminelët. Ne mbesim të përkushtuar që të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Siç e keni vënë re, eksportet nga Kosova janë bllokuar nga Serbia që prej vitit 2008, një akt i pajustifikueshëm për të cilin shprehim keqardhje.

Ndërkohë, Kosova po kryen detyrat legale ndaj eksporteve të Serbisë, që duhet të doganohen, në respektim me të drejtën ndërkombëtare.

Përfundimisht, artikulli juaj dështon, ku duhet të përmend faktin se 764 burra e gra që shërbejnë në Policinë e Kosovës, janë serbë”, përfundon më tej letra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›