Uragani “Irene”, viktima e nëntë në SHBA

Uragani “Irene” ka shkaktuar viktimën e tij të nëntë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e bën të ditur CNN. Një burrë ka gjetur vdekjen në Virginia pasi një pemë është rrëzuar mbi shtëpinë e tij.
Qëndra Kombëtare e uraganeve thotë se shpejtësia e erërave të stuhisë është tani 160 kilometra në orë, por pritet të bjerë ndërkohë që shkon drejt veriut.