SHBA, shkurtohet buxheti i mbrojtjes
Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert Gates bëri me dije për mediat amerikane një plan që parashikon një shkurtim prej 78 miliard dollarësh nga buxheti ushtarak.
Më shumë nga ky shkurtim goditen projektet për ndërtimin e mjeteve amfibë, të cilave u hiqen 13 miliardë dollarë. Shkurtimet vijnë disa ditë pasi presidenti Obama njoftoi për një plan kursimi vjetor prej 100 miliard dollarësh.
Fondet do të përdoren për të financuar sektorë të tjerë jashtë mbrojtjes, ndërsa besohet që shqetësimi i republikanëve për defiçitin buxhetor ka luajtur një rol pas marrjes së këtij vendimi.
Republikanët morrën kontrollin e Kongresit amerikan disa ditë më parë. Gates prej kohësh kishte shprehur skepticizmin e tij nëse mjetet e rënda ushtarake, përfshi ato amfibe, do të kenë një rol në të ardhmen e një lufte që do të jetë gjithmonë e më teknologjike.
Shkurtimet do të prekin edhe porositë për avionin e ri ulramodern, F-35.