Francë, një i vrarë dhe një i plagosur
Një shpërthim që ka ndodhur në një fabrikë të prodhimit të klorit, në rajonin e Marsilias në jug të Francës, ka shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur. Lajmi është mësuar nga prefektura lokale. Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e lëshimit të substancave të rrezikshme të cilat mund të shkaktonin shumë viktima.
Ndërkohë bëhet e ditur se punëtorët janë duke iu nënshtruar testimeve mjekësore, për të parë gjendjen e tyre pas shpërthimit të lëndëve toksike.