SHBA, nga 2015 shkurtime në ushtri

Shtetet e Bashkuara planifikojnë shkurtimin e focave ushtarake në vitet e ardhshme.
Duke nisur që nga viti 2015, sipas parashikimeve trupat amerikane do të kenë lënë tërësisht Irakun dhe Afganistanin. Pas këtij hapi, Pentagoni do të nisë shkurtimet në numrin e ushtarëve aktivë. Parashikohet shkurtimi i 27 mijë ushtarëve nga 569 mijë që janë në total për momentin dhe të 20 mijë marinsave nga 202 mijë që janë aktualisht.
Shkurtimet janë publikuar nga Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates gjatë prezantimit të buxhetit që parasheh shkurtime prej 178 miliard dollarësh në 5 vitet e ardhshme në arkat e Pentagonit.