E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu i Fldishtë, Britania njeh Ouatarën

Pas Kanadasë edhe Britania njeh si president të Bregut të Fildishtë, vetëm Alasane Outara, që është sipas Londrës fituesi i zgjedhjeve dhe udhëheqësi legjitim i vendit.

“Britania njeh legjitimitetin e deklaratave dhe njoftimeve të bëra nga Ouatara dhe nuk do të pranojë vlefshmërinë e asnjë vendimi të ndonjë pale tjetër”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme britanike.

Njoftimi i Londrës ka ardhur pak kohë pas deklaratës së presidentit të vetëshpallur, Laurent Gbagbo i cili tha se vendosi përjashtimin e përfaqësuesve diplomatikë të Britanisë dhe të Kanadasë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›