E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA shpall sanksione kundër 26 kompanive iraniane

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione të reja kundër 26 kompanive, të cilat Uashingtoni i akuzon për pjesëmarrje në programin raketor të Iranit.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se 24 prej tyre kanë lidhje me Kompaninë Transportuese shtetërore iraniane, ndërsa dy kompani të tjera me Organizatën për Industrinë Ajrore, e cila finansohet nga Ministria e Mbrojtjes.

Sanksionet e reja u ndalojnë entiteteve amerikane çdo transaksion me këto kompani, dhe synojnë t`i ngrijnë asetet që këto kompani mund t`i kenë në SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›