E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Arizona, kryhet ceremonia mortore e 9-vjeçares

Është zhvilluar të enjten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ceremonia mortore për viktimën më të re të sulmit në Arizona, ku u plagos rëndë edhe kongresistja amerikane Gabriele Gifords.
 

Funerali i vajzës 9-vjeçare Kristina Tejlor Grin ishte i pari nga gjashtë të vrarët që vdiqën në sulmin në Takson të shtunën e kaluar.
Vajza, e lindur në 11 shtator, 2011, u nderua me valëvitjen e një flamuri amerikan, i cili ishte zbuluar nga rrënojat e kullave binjake, që u shembën në sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Familjarë dhe të afërm, u mblodhën në kishën katolike St. Elizabeth Ann Seton për të marë pjesë në funeralin e vogëlushes. Sytë e të pranishmëve derdhën lot ndërsa u ngrit flamuri amerikan për nder të saj , përpara se të hynin në kishë. Më pas, ata kanë shoqëruar në heshtje arkivolin për në kishë.

Sot do të zhvillohet funeral i gjykatësit John Roll, i cili ndodhej pranë vogëlushes në kohën kur ndodhi sulmi. Ndërkaq raportohet se vijon të përmirësohet gjendja shëndetësore e kongresmenes amerikane, Gabrielle Giffords, e plagosur rëndë nga një plumb në kokë në Arizona pak ditë më parë.

Stafi mjekësor që kujdeset për shëndetin e saj, tha për mediat amerikane se Giffords ka filluar të komandojë sërish trupin e saj, duke kontrolluar lëvizjet e këmbëve. Gjatë sulmit u vranë gjashtë veta dhe u plagosën 13 të tjerë, përfshi kongresisten demokrate.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›