E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA shperthime ne Boston viktima dhe te plagosur

Shpërthimi i dy bombave njëra pas tjetrës pak para se pjesëmarrësit të arrinin vijën e finishit në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shndërruar këtë eveniment në një tragjedi.
Deri tani flitet për 3 të vdekur, mbi 144 të plagosur, prej të cilëve 17 janë në gjendje kritike për jetën. Burime spitalore kanë konfirmuar se shumë prej pacientëve u janë amputar gjymtyrët.
Një nga viktimat ishte një djalë 8 vjecar i cili po priste të atin e tij të mbaronte maratonën. FBI ka nisur hetimet duke mos i vënë ende një emër zyrtar asaj që ka ndodhur edhe pse pista kryesore është ajo e terrorizmit. Por deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë e këtij akti absurd. Dëshmitarë okularë përshkruajnë momentet e tmerrit duke u shprehur se cdo gjë ngjante me një zonë lufte, gjak, ulërima dhe njerëz të shokuar.
Presidenti Barack Obama bisedon në telefon me drejtorin e FBI-së, Robert Mueller, për të marrë të dhënat e fundit mbi shpërthimin që ndodhi në Boston. Të ulur me Presidentin në Zyrën Ovale janë Lisa Monaco, Asistente e Presidentit për Sigurinë Kombëtare dhe Kundërterrorizmin dhe Shefi i Stafit, Denis McDonough.
Presidenti amerikan Barak Obama gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë është shprehur qartë se nuk do të ketë anjë përfundim të nxituar për ngjarjen. Dhe për asnjë moment ai nuk ka përmendur sulmin terrorist si opsion.
Nuk e dimë ende se kush ka qenë dhe pse, por duhet të njihemi me faktet, të shkojmë deri në fund dhe të zbulojmë se cfarë ka ndodhur. Ndërkohë që në Boston janë anuluar fluturimet, ndërsa policia ka gjetur dhe tre bomba të tjera të vendosura përgjatë itenerarit të maratonës. Bombat thuhet të jenë artizanale dhe se janë shpëerthyer me anë të celularit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›