E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet më 45 vjet një narko-bos kolumbian

Njëri nga narko-dilerët më famëkeq në Kolumbi, Diego Montoya, është dënuar më 45 vjet burg në SHBA.

Montoya, udhëheqësi i dikurshëm i kartelit Norte Del Vale, para gjykatës në Miami i kërkoi falje të gjitha viktimave të dhunës, të ndërlidhur me kontrabandimin e drogës.

Kam ardhur në përfundim se nuk mund të bëjë asgjë, për të zhbërë dëmin që kam shkaktuar, tha Montoya.

Për një periudhë kohore, Montoya ka qenë në listën e 10 personave më të kërkuar nga ana e FBI-së.

I njohur edhe si Don Diego apo edhe si Bosi i bosave, Montoya u pasurua pasi që karteli Norte Del Vale u shndërrua në një organizatë, e cila nga viti 1990 deri në vitin 2004 ka kontribuar drogë në SHBA, në vlerë prej 10 milionë dollarë, duke e zëvendësuar kartelin deri atëherë kryesues nga Kolumbia, kartelin Kali.

Në përleshjet që zgjatën dy vjet, mes Montoyes dhe udhëheqësit të një karteli tjetër, Vilbera Varelas, nga viti 2003 deri në vitin 2005 janë vrarë me qindra persona, ka theksuar prokuroria.

Montoya është arrestuar nga policia kolumbiane në vitin 2007. Në prill të këtij viti, gjykata në Miami ka dënuar më 30 vjet burg edhe vëllanë e Montoyas, Eugenio Montoyan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›