E Diel, 1 Nëntor 2026

Pashkët në botë, Rusia në masa të rrepta sigurie

Në token e shenjtë mijra pelegrinë e besimtarë festojnë pashkët ndërsa Izraeli vazhdon të mbajë mbyllur pikëkalimet me bregun perëndimor. Tensionet sektare ishin të larta dhe në ceremoninë e ndezjes së zjarrit që simbolizon ringjalljen e Krishtit tre ditë pas vdekjes. Nën polemikat për shkak të skandalit të abuzimit seksual e nën frikën e të tjera atentateve festuan pashkët dhe katolikët në Vatikan e ortodoksët në Rusi.

Në errësirën e bazilikës së Shën Pjetrit që thyhej vetëm nga drita e qirinjve të besimtarëve Papa mbajti procesionin tradicional drejt altarit momenti më solemn i vigjiljes së pashkëve. Në këtë rast merr dhe një kuptim simbolik pasi vjen në një moment mjaft të vështirë për kishën katolike me komunitetin që mblidhet përreth papës në qendër të polemikave të shumta për shkak të paralelizmit me antisemitizmin të sulmeve kundër Vatikanit ditën e premte.

Pashkë aspak të qeta edhe për ortodoksët në Rusi ku frika e atentateve të tjera si ajo e fillimjavës në metro ndjehet ende mes besimtarëve ortodoksë. Ishin të shumta kishat e blinduara nga forcat e rendit. 100 mijë policë e 3500 ushtarë ishin në krye të detyrës përgjatë gjithë natës e ndërmorrën kontrolle të shumta për të garantuar sigurinë. Masa të larta edhe në katedralen e krishtit shpëtimtarit në Moskë ku në meshën e udhëhequr nga patriarku Kiril morrën pjesë dhe presidenti Medvedev e kryeministri Putin

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›