E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajza dhe burri varrosen sot nena nuk e di ende

Tragjedia Ne shtepine e Gumeve ne Frakull te Vogel ku qahen babe e bije

Zia eshte ulur kembekryq ne familjen Guma ne Frakull te Fierit. Pese pjesetare te kesaj familjeje ishin pasagjere te autobusit qe u aksidentua mbremjen vone te se henes vetem pak kilometra larg shtepise se tyre. Gumet i hipen autobusit ne Fier dhe ishin nisur per ne Patra te Greqise ku jetonin prej dy vjetesh. Ferdinand Guma dhe vajza e tij 13-vjecare Marjola humben jeten nderkohe qe bashkeshortja Burbuqja dhe dy vajzat e tjera Valbona dhe Mariglena binjake me Marjolen kane marre plage te renda dhe ndodhen ne spitalin e Gjirokastres. Gruaja dhe dy vajzat ende nuk e kane marre vesh lajmin e kobshem te humbjes se dy anetareve te familjes. Nderkohe ne banesen ku familja jetonte para emigrimit ne Frakull te Vogel rreth 27 km larg qytetit te Fierit ka pllakosur zia. Neshati vellai i Ferdinantit tregon se familja e vellait kishte ardhur nga Greqia fundjaven e shkuar per dasmen e vajzes sime. Te henen prene biletat dhe u nisen pasdite. Vajza e madhe jeton me mua ne Shqiperi pasi eshte ne vitin e katert te shkolles se mesme dhe do te shkonte per shkolle te larte ne Greqi te prinderit. U takua me keta sikur te ishte takimi i fundit flet duke u perlotur. Ndersa kusheriri i pare Fatmiri thote se lajmin per aksidentin e ka marre nepermjet telefonit nga Burbuqja. Ajo ende nuk e di se burri dhe vajza kane humbur jeten. Nuk ua kemi thene por e dime qe do ta marrin vesh shume shpejt. Ajo na tha ne telefon se eshte bere aksident dhe ka pare burrin Ferdin qe kishte demtuar kemben. Nuk e ka kuptuar qe ai kishte gjetur vdekjen e menjehershme tha Fatmiri. Me tej te afermit tregojne se pas telefonates jane nisur drejt vendit ku kishte ndodhur aksidenti. Sapo kane mberritur jane perballur me viktimat nderkohe qe kane kerkuar per shume ore vajzat dhe Burbuqen te cilat spitali i Tepelenes i kane transportuar drejt Gjirokastres. Njerezit me te zeza vijojne te vizitojne dy viktimat qe me arkemortet e tyre zinin thuajse tere hapesiren e dhomes se shtepise se vjeter. Grate e veshura me te zeza nuk kane ditur se ke te qajne me pare Ferdin apo Marjolen e cila ishte vetem 13 vjece e qe do te prehet pergjithmone prane te atit te saj. Varrimi i Ferdinand dhe Marjola Gumes do te behet sot ne varrezat e fshatit pa pranine e tre anetareve te tjere te familjes qe jane ne spitalin e Gjirokastres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›