SHBA, sot votohet projektrezoluta armene "kundër" Turqisë
Qeveria amerikane, e cila para zgjedhjes së Presidentit, deklaroi se do ti pranonte pretendimet armene, por që është e lidhur me Turqinë në shumë fusha, duke filluar me Afganistanin, apo edhe me Irakun, po mendon se çfarë do ti duhet të bëjë...
Turqia nuk do që projektrezoluta, që përmban pretendimet e pavërteta armene, të kalojë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe po përdor të gjitha lidhjet e mundshme, për ta penguar këtë gjë.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutollu, citohet të ketë thënë se paraqitja e një projektrezolute të tillë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, nuk është as etike dhe as e arsyeshme, si dhe foli në këtë mënyrë: "Anëtarët e Kongresit, duhet të vendosin duke marrë parasysh fillimisht të ardhmen e marrëdhënieve Turqi-SHBA dhe Turqi-Armeni. Votimi me arsyetime të pafrytshme, do ti dëmtojë edhe këto marrëdhënie."
Davutollu, në Egjipt, ku ndodhet për takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Konferencsës Islamike, tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me homologët amerikanë, ndërsa shtoi se që të gjithë duhet të tregojnë ndjeshmërinë e duhur.
Davutollu tha: "Të marrësh një vendim, që do të shqetësojë një vend, që kontribuon kaq shumë në paqen botërore dhe rajonale, është një qëndrim që nuk pajtohet me asnjë logjikë apo arsyetim. Të gjithë duhet ta dinë dhe ta marrin parasysh këtë gjë. Le të shpresojmë që anëtarët e komitetin nuk do ta bëjnë një gabim të tillë."
Në kuadër të angazhimeve të Turqisë kundër kësaj projektrezolute zhvillojnë një veprimtari intensive lobimi në Uashington edhe dy delegacione të Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë.
Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Parlamentit turk, Murat Merxhan, tha se trajtimi i pretendimeve armene në Kongres, do të mund të dëmtonte procesin e normalizimit të marrëdhënieve me palën armene, proces ky që është në vazhdim e sipër.
Merxhan foli në mbledhjen e një institucioni opinionesh në Uashington, ku deklaroi se ngjarjet e vitit 1915 nuk duhet të studioheshin nga politikanët, por nga historianë të pavarur.
Ndërkohë Këshilli i Shoqatave Turko-Amerikane dhe Federata e Shoqatave Turko-Amerikane, në lajmërimin prej një faqe në gazetën Uashington Post, i bëhet thirrje Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, që të kundërshtojë projektrezolutën, në lidhje me ngjarjet e vitit 1915-të./trt/