E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, sulmohet gjykata federale në Las Vegas

Një person i armatosur hyri në hollin e një gjykate federale në Las Vegas i cili hapi zjarr, duke lënë të vdekur një oficer, si dhe duke plagosur një zëvëndës-sherif para se agjentet e policisë ta qellonin atë për vdekje.
E gjithe ndërtesa u evakuua me shpejtesi, ndërsa rrugët përreth saj u mbyllën për mos qarkullimin e automjeteve në zonën e rrezikshme.
Godina e ngritur në vitin 2004, është e para nga zyrat federale amerikane të ndërtuara sipas standarteve të reja të sigurisë, pas atentatit të Oklahomas në 1995-ën, që shkaktoi 168 viktima.
Zëvendës sherifi i plagosur u dergua menjëherë në spital, ndersa nuk mund të bëhej asgjë për të shpëtuar oficerin 65 vjeçar të sigurisë.
Identiteti i agresorit ende nuk është bërë i ditur, dhe njëkohësisht, deri tani nuk ka asnjë informacion mbi arsyet e gjestit të tij kriminal.
Dëshmitarët okularë rrëfyen se burri ishte i veshur me të zeza, ndërsa armën e tipit shotgan që përdori për sulmin, e kishte fshehur nën xhaketë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›