SHBA-të akuzojnë Sirinë: Nuk po respekton Planin Anan

"Ne kemi gjithmonë besim për një sukses të planit të Ananit dhe ne përpiqemi për të sjellë mbështetjen tonë në çdo mënyrë", deklaroi dje një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, duke iu referuar planit të paqes të të dërguarit të OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Kofi Annan, të supozuar për t'i dhënë fund masakrave në Siri.
Megjithatë, ai pranoi se ky plan kishte dështuar dhe se regjimi i presidentit Bashar al-Assad nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të marrë ndonjë masë të parashikuar nga plani i paqes.
"Në qoftë se regjimi sirian vazhdon të tregohet i papajtueshëm, komuniteti ndërkombëtar duhet të njohë dështimin e tij dhe të marrë në konsideratë masa kundër kërcënimeve ndaj paqes dhe stabilitetit të shkaktuara nga regjimi i presidentit Assad", theksoi ai për gazetarët.
Plani i paqes gjashtë pikësh i Ananit, i cili ka hyrë në fuqi me 12 prill parashikonte:
1. Procesi politik i Sirisë duhet t’u adresohet aspiratave dhe shqetësimeve të popullit sirian.
2. Armëpushim në të gjitha format dhe i të gjitha palëve, nën mbikëqyrjen e OKB-së.
3. Të gjitha palët duhet të sigurojnë asistencën humanitare në të gjitha pjesët e prekura nga luftimet, dhe të implementojnë një armëpushim të përditshëm prej dy orësh për futjen e ndihmave humanitare.
4. Autoritetet duhet të rrisin ritmin dhe shkallën e lirimit të personave të burgosur në mënyrë arbitrare.
5. Autoritetet duhet të sigurojnë lirinë e lëvizjes së gazetarëve në cdo cep të vendit.
6. Autoritetet duhet të respektojnë lirinë e shoqërimit dhe të drejtën e demonstrimit në mënyrë paqësore.
/Start/
2012-05-04 16:21