E Diel, 1 Nëntor 2026

Blair: Me këtë drejtësi s’mund të hyni në BE

Ajo shprehu zhgënjimin që në Shqipëri, drejtësie ka nivel të dobët besueshmërie, duke nënvizuar se nuk mund të ketë integrim në BE, pa reforma në fushën e gjyqësorit.

"Nuk mund të këtë integrim ne BE-së, pa reformat ne gjyqësor. Dy të tretat e shqiptare nuk besojnë tek drejtësia, duke e kthyer mbrapsht Shqipërinë në vitin 2009. Nga 2005 deri në 2009, po bëhej progres. Me gjendjen në të cilën ndodheni, nuk mund te integroheni në BE, duhen më shumë reforma. Kam dëgjuar se avokatët në Shqipëri mungojnë enkas në proces për ta zvarritur atë. Dhe është e patolerueshme që asnjë prej tyre nuk është proceduar nga Dhoma e Avokateve për performancë të dobët. Financimet e qeverisë për gjyqësorin janë të vogla. Pavarësisht krizës financiare duhet të jepen më tepër fonde. Një gjendje e mirë financiare e gjyqësori jep më shumë pavarësi.  Pavarësia e bën gjyqësorin më objektiv. Zv.kryetari i KLD të perceptohet si i pavarur nga politika. Emërimet në gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese nuk janë ende të përcaktuara. Ato duhet të bëhen larg politikës", tha Blair.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, shprehu rezerva për ligjin e Gjykatës Administrative. "Nuk mund të thuhet se ai ka mundësuar krijimin e një trupe gjyqësore me integriteti moral dhe profesional të besueshme në sytë e publikut", tha Nuni. Ai shtoi se marrëveshja politike u bë në kurriz të ligjit. Në konferencë “Reforma gjyqësore, si një ndër prioritetet e sfidës së integrimit në BE", mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Gjykatës së Strasburgut, Jozef Kasadevall Medrano, etj.

Berisha pret në takim zonjën Blair

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Cherie Blair, zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Sali Berisha. Kryeministri e njohu zonjën Blair me reformat themelore që janë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe në Shqipëri, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në hapat e bërë për reformimin e sistemit të drejtësisë, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.

Në këtë kuadër, Kryeministri theksoi angazhimin e palëkundur të mazhorancës për heqjen sa më parë të imunitetit për zyrtarët e lartë dhe ata të zgjedhur, si dhe gjyqtarët, si një masë themelore, e cila kontribuon në forcimin e shtetit të së drejtës.Kryeministri Berisha dhe zonja Blair ndanë të njëjtin vlerësim se sistemi gjyqësor është një ndër shtyllat e rëndësishme të një shoqërie, ndaj dhe konsolidimi i tij mbetet një prioritet.
/Start/

                                                                                             2012-05-04 15:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›