Kurse falas në Itali për dhjetëra shqiptarë

Kjo nismë u bë e njohur sot gjatë një Konference për Shtyp të mbajtur në Ministrinë e Punës, në të cilën morën pjesë Ministri i Punës, Spiro Ksera, Drejtori i Përgjithshëm i imigracionit i Ministrisë italiane të Punës dhe të Politikave Sociale, Natale Forlani, si dhe Ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani.
Kjo ndërhyrje përfshihet në kuadrin e zbatimit të “Memorandumit të Mirëkuptimit” që u nënshkrua në datën 19 Korrik të vitit të shkuar mes Ministrive respektive të të dy vendëve, i cili ka një objektiv të dyfishtë: të favorizojë hyrjen e rregullt në Itali për arsye pune të shtetasve shqiptarë dhe të lehtësojë gjetjen e profesionistëve të kualifikuar nga ana e ndërmarrjeve dhe e familjeve italiane.
Gjatë Konferencës u shpall fillimi i procedurave të regjistrimit për të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të kandidojnë për të pasur mundësinë për të punuar në mënyrë të rregullt në Itali. Të interesuarit do të mund t’i drejtohen Sporteleve të Migracionit pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit (Zyrave të Punës) në qendrat e banimit, për të paraqitur kandidaturën e tyre sipas modaliteteve të parashikuara dhe për të regjistruar profilin e tyre në listat e disponueshmërisë.
Regjistrimi pranë Sporteleve të Migracionit, në Zyrat e Punës së Tiranës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Beratit, Gjirokastrës, Elbasanit, Korçës, Lezhës, Shkodrës, Kukësit dhe Peshkopisë do të kryhet nga data 27 mars deri në 10 prill 2012. Për të promovuar një menaxhim të koordinuar dhe efikas të flukseve migratore dhe për të lehtësuar mekanizmat e bashkëpunimit, edhe për formimin profesional dhe gjuhësor, Ministria italiane e Punës dhe Politikave Sociale tashmë ka ngritur Zyrën e Koordinimit Vendor (ZKV) në Shqipëri që vepron në bashkëpunim me Përfaqësinë Diplomatike Italiane dhe Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, me mbështetjen teknike të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
ZKV luan një rol lehtësues për shkëmbimin e informacionit ndërmjet shërbimeve të punësimit në Itali dhe Shqipëri, duke nxitur afrimin e kërkesës me ofertën për punë ndërmjet dy vendeve. Drejtori i Përgjithshëm Natale Forlani, e përcaktoi ecurinë e marrëdhënieve mes dy Ministrive si ‘Cilësi’. Drejtori Forlani prezantoi modalitet teknike të zbatimit të projektit dhe deklaroi se planet e bashkëpunimit mes dy Ministrive për periudhën 2012-2013 në fushën e migracionit të punës do të bazohen tek ecuria e kërkesave dhe ofertave në tregjet respektive të punës. /Start/
2012-03-26 14:57