Mosmarreveshjet politike mjegullojne propozimet e presidentit Obama per punesimin

Fjalimi i Presidentit Barak Obama mbi ekonomine amerikane eshte propozimi me i fundit i nje sere propozimesh qeveritare per te stimuluar ekonomine dhe per te krijuar vende te reja pune. Por ndersa zhvillimi ekonomik ka qene shume me i ngadalte nga parashikimi dhe klima politike eshte e perqendruar ne shkurtimin e shpenzimeve disa analiste vene ne dyshim mundesite e qeverise per te permiresuar gjendjen ekonomike te vendit.
Tani qe gati 14 milion amerikane jane te papune disa njerez vene ne pikpyetje nese propozimet e presidentit Obama per vendet e punes mund te kene nje ndikim te rendesishem ne procesin e punesimit.
Presidenti tha ne fillim te ketij muaji ne Detroit se rezultati varet nga Kongresi.
Kemi pune per te bere dhe punetoret jane gati ta bejne ate. Sindikatat punetore jane me mua bizneset jane me mua. Ne kemi nevoje per mbeshtetjen e Kongresit. Le ta kthejme Ameriken perseri ne pune.
Por udheheqesit republikane shprehen kundershim edhe para fjalimit te presidentit mes tyre edhe udheheqesi republikan ne Senat Mitch McConnell.
Ekziston nje arsye shume me e thjeshte per te kundershtuar politikat ekonomike te presidentit qe nuk ka te beje fare me mosmarreveshjet politike Ato nuk funksionojne.
Disa analiste mes tyre ekonomisti Vincent Reinhart prane Institutit amerikan Enterprise thone se mosmarreveshjet politike perbejne problem.
shte pikerisht sistemi politik qe na ka sjelle ne kete gjendje kaq jo efikase votuesit nuk e kane te qarte se cduhet te presin nga qeveria per vete dhe per te tjeret. Dhe deri sa te arrihet ne nje pike percaktuese ne kete aspekt ne nuk do te kemi nje zhvillim te larte ekonomik.
Disa te tjere thone se obsesioni i vendit per te ulur deficitin e perkeqeson situaten. Ekonomisti Gary Burtless thote se zhvillimi i ekonomise do te kerkoje me shume e jo me pak shpenzime qeveritare.
Mendoj se deficiti dhe borxhi ne rritje i Shteteve te Bashkuara perbejne nje problem afat-gjate dhe zgjidhjet qe jane miratuar nga politikanet do ta perkeqesojne kete problem sepse pa nje zhvillim te vrullshem ekonomik problemi i borxhit nuk do te menaxhohet sic duhet.
Shume analiste thone se ka te ngjare qe gjate muajve te ardhshem ulja e borxhit do te kete me shume perparesi se sa krijimi i vendeve te punes. Nje komision dypartiak po shqyrton menyrat per uljen e deficitit federal me me shume se 1 trilion dollare gjate 10 vjeteve te ardhshem dhe kete duhet ta beje deri ne nentor. Dhe me afrimin e shpejte te afatit analisti Douglas Holtz-Eakin ne Forumin Amerikan per Veprim thote se rezultati i punes se ketij komisioni do te vere ne prove vullnetin politik te Amerikes.
Presioni qe do te kete ky komision nuk ka te beje me esencen e problemit por do te jete politik per te provuar nese Uashingtoni ende ruan vlerat e ketij vendi dhe procesi legjislativ ende funksionon deri diku. Dhe pikerisht kjo e ben te veshtire.
Edhe nese presidenti siguron ne cdo pike mbeshtetjen e Kongresit disa llogaritje tregojne se papunesia do te mbetet mbi 8 per qind deri pas vitit 2014. Ekonomisti Gary Burtless thote se papunesia mund te jete me e larte vitin e ardhshem.
Do te doja te isha gabim por ka me shume mundesi qe papunesia te jete me e larte pas nje viti dhe jo me e ulet.
Analistet thone gjithashtu se shkalla e larte e papunesise mund te demtoje shanacet e presidentit Obama per tu rizgjedhur ne vitin 2012.