E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taçi Oil, sponcorizon klubin italian të Milan-it

TIRANË- Taci Oil sponsorizon klubin italian të futbollit Milan për këtë sezon.

Marrëveshja është firmosur për sezonin 2011-2012, ndërsa për këtë marrëveshje është nevojitur ndërhyrja e kompanisë këshilluese të klubit të mirenjohur, Infront.

Marrëveshja është zyrtarizuar në zyrat e klubit italian në praninë e Adriano Galliani, zëvëndës president i klubit, Rezart Taçit, president i Taçi Oil dhe Marko Bogarelli, presidenti i kompanisë këshilluese Infront.

President i Taci Oil, Rezart Taci është shprehur i nderuar për këtë sfidë.

“Ekipi i Milanit përfaqëson edhe familjen e tij, një simbol të forcës, vendosmërisë dhe suksesit . E dua futbollin Italian që për mua është më i miri në botë”,- është shprehur presidenti i Taci Oil, Rezart Taci.
(e.m/NEWs24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›