SHBA te shqetesuara per situaten ne veri te Kosoves
Zedhenesi i Departamentit te Shtetit Mark Toner tha se Shtetet e Bashkuara jane te shqetesuara per situaten dhe u bejne thirrje te dyja paleve te ruajne qetesine dhe te shmangin veprime qe mund te nxisin pershkallezimin e situates.
Shtetet e Bashkuara pershendesin perpjekjet e KFOR-it e te EULEX-it per te krijuar nje mjedis te sigurte dhe per te mundesuar levizjen e lire si te mallrave edhe te njerezve ne te dy anet e kufirit te Serbise me Kosoven.
Levizja e lire e mallrave dhe njerezve eshte ne interes si te Serbise edhe te Kosoves tha zedhenesi i Departamentit te Shtetit Toner dhe ne perputhje me aspiratat e tyre evropaine. Ne kete kuader cdo bllokim rruge veshtireson jeten e banoreve si ne Kosove edhe ne Serbi theksoi ai.