E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, vëllezërit hapnin pus, 2 vdesin, njëri rëndë

SARANDE- Tragjedi në Sarandë. Asfiksohen brenda pusit dy vëllezër, në gjendje të rëndë vëllai i tretë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Shalëz të qytetit bregdetar, ndërsa mësohet se viktimët janë shtetasit, Pajtim Elmazi 45-vjec dhe vëllai i tij Fitimtar Elmazi 38-vjec.

Mësohet se 3 vëllezërit ishin duke punuar për hapjen e një pusi uji në oboorin e shtëpisë, kur janë asfiksuar brenda tij. Dy prej tyre nuk kanë mundur t'i rezistojnë gazrave helmues të gjendur nëntokë, ndërsa i treti Agush Elmazi ndodhet i shtruar rëndë në spitalin e Sarands.

Policia ka nisur hetimet, për të zbardhur më shumë detaje rreth shkaqeve që cuan në asfiksimin e dy vëllezërve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›