E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, gënjeshtarja e madhe

Në një lajm, që tashmë nuk habit më askënd, të gazetës Eleftherotypia raportohet se sipas një pjesëtari të autoriteteve greke të statistikave, Greqia artificialisht ka ndryshuar shifrat mbi deficitin e saj në 15.4% në vitin 2009 për të marrë ndihmë nga bashkimi europian dhe fondi monetar ndërkombëtar.

Për profesor Zoe Georgantas, “deficiti u inflacionua artificialisht në vitin 2009 për të treguar se vendi kishte deficitin më të madh në Europë, duke përfshirë këtu edhe atë të Irlandës që ishte 14%, për të justifikuar gjithë shkurtimet e ndërmarra në vend. Ne i prezantuam Eurostatit 15.4%.”

Do të ishte e vështirë të gjykoje vetëm mbi sa na shfaqet, pa patur parasysh prapaskenat politike, por faktet janë fakte. Gjeja e fundit që i duhet Europës është që populli i saj të kuptojë se janë mashtruar (dhe vazhdojnë të mashtrohen) nga vendet oportunistë, të cilët kanë kuptuar se balanca e pushtetit në nxjerrjen e kapitalit është në favor të tyre. Në mënyrë paradoksale këto vende shohin pozicionin e tyre të forcohet, sa më të dobët të jenë, meqenëse Eurozona nuk ka alternativ tjetër përvecse të japë gjithmonë e më tepër kapital në këto shtete të falimentuar.

Me sa është kuptuar nuk do të ishte një surprizë të zbulohej se edhe deficiti i Italisë, si ai i Greqisë, të jetë manipuluar.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›