Shpërthejnë kërkesat për iPhone 5

Kërkesat për iPhone 5 kanë arritur në nivele stratosferike. Në pritje të daljes së iPhone 5 në tetor të këtij viti, në një kohë që askush nuk e di se si do të jetë ai, kërkesat për blerjen e tij janë të paprecedent.
Cdo dalje e re e iPhone është paraprirë nga një lum kërkesash nga persona që dëshirojnë të jenë të parët që do të vendosin duart në produktet e mahnitshëm të Apple. Por lajmi i daljes së iPhone 5 ka bërë që kërkesa për produktin të arri nivele të papara më parë.
Në një studim të kryer në gusht mbi 2200 konsumator tregoi se 31% e të intervistuarve do të blinte një iPhone 5. Shifër e lartë kjo krahasuar me 25% e personave që dëshironin të blinin një iPhone 4, para daljes në treg. Shifra arrin vlera më të larta ndërmjet përdoruesve të iPhone: 66% e përdoruesve të tanishëm të iPhone thanë se do të blinin produktin e ri të Apple.
Me fjalë të tjera, mund të shihet një rritje shumë e madhe në ciklin e kërkesës për iPhone. Një rritje kjo që ka bërë të rritet edhe parashikimi për shitjet e iPhone për vitin 2012, që ngrihet nga 105 milion në 110 milion.
(a.h/BalkanWeb)