E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA te shtena ne Seattle vriten 5 persona

Pesë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shkëmbimi zjarri në një kompleks banesash në jug të Siatëllit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mes viktimave mendohet të jetë dhe autori i sulmit, i vrarë nga agjentët e policisë dy prej të cilëve kanë mbetur të plagosur. Sipas të dhënave të para mendohet se cdo gjë ka ndodhur pas një konflikti mes katër personave që kanë mbetur të vdekur, viktima e pestë është një grua. Policia po merr në pyetje banorët e kompleksit për të zbardhur ngjarjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›