Imami takime me te rinjte ne Elbasan
Partia Demokratike Elbasan vijon takimet intensive me elektoratin e saj në të gjitha njësitë vendore. Takimi i radhës u përqendrua me të rinjtë e grupseksionit nr 6 në qytetin e Elbasanit. Qindra të rinj kanë marrë pjesë në këtë takim dhe kanë shprehur edhe njëherë gatishmërinë për të kontribuar e votuar për Partinë Demokratike të cilën ata vetë e konsiderojnë si të vetmen alternativë të së ardhmes s vendit.
Koordinatori i qarkut Elbasan, ministri Arben Imami u shpreh se lajmi më i bukur për PD është se mbështet nga të rinjtë në rrugën e integrimit dhe stabilitetit politik për fuqizimin e Shqipërisë si një vend i familjes Europiane.
“Fakti që rinia shqiptare e mbështet PD 20% më tepër se PS dëshmon se vajzat dhe djemtë e këtij vendi e kuptojnë më shumë se gjithë ndryshimin. PD është ndryshimi, përparimi, ndaj duhet të ecim së bashku edhe këto katër vite”, tha Imami.
Në fjalën e marr me këtë rast kryetari i PD-së Luciano Boci u shpreh se është një kënaqësi e madhe për PD-në që të rinjtë që votojnë për herë të parë kanë zgjedhur këtë alternative. Sepse PD, nënvizoi Boci, është parti e idealeve të pastra të cilat do të formësohen më 23 qershor.