SHBA, thellohet skandali i armëve

Dhoma amerikane e përfaqësuesve ka zhvilluar seanca dëgjimore përsa i përket skandalit të armëve bërë publik së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për operacionin e armëve ATF gjatë të cilit mijëra armë kanë kaluar pa probleme kufirin me Meksikën. Agjentët amerikane të skuadrave të armëve të zjarrit u kanë raportuar ligjbërësve të mërkurën duke thënë se ata janë instruktuar për të vëzhguar se si qindra mijëra armë janë blerë, janë rishitur ilegalisht dhe janë dërguar në Meksikë, vendi ku dhuna e ndërlidhur me drogën ka shkaktuar viktima dhe kaos në vend. Agjentët nga zyra e Arizonës për alkoolin, duhanin, armët e zjarrit dhe lëndët shpërthyese, kanë thënë përa dhomës së përfaqësuesve se ata janë instruktuar për të mos ndaluar apo arrestuar blerësit por të shikonin se ku dërgoheshin këto armë, në operacionin e koduar“ shpejtësi dhe çmenduri”. Qindra armë amerikane janë blerë, shitur dhe dërguar tek kartelet meksikane të drogës në një aferë të organizuar në Arizona, ndërkohë që agjentëve amerikanë u është thënë të mos ndërhynin. Në seancën dëgjimore në Kongresin amerikan, tre agjentë deklaruan se ishin urdhëruar vetëm të gjurmonin lëvizjen e armëve, por të mos bënin asnjë arrestim. Ndërkohë disa kongresmenë amerikanë shprehën indinjatën e tyre pasi u njohën me detajet e operacionit. Lajmi u bë i ditur një ditë pasi një raport theksonte se kartelet meksikane të drogës janë pajisur me armë të rënda luftarake të prodhimit amerikan. Ndër të tjera në raporti theksohej gjithashtu se 70 për qind e armëve të sekuestruara në skenat e krimit në Meksikë gjatë periudhës 2009-2010 vinin nga Shtetet e Bashkuara.