E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajman al Zavahiri, lideri i ri i Al Kaedës

Ajman al Zavahiri do të jetë lideri i ri i organizatës terroriste Al Kaeda. Lajmi bëhet i ditur në një faqe interneti që dyshohet se i përket kësaj organizate e cila thekson se Ajman al Zavahiri, i cili ka lindur në Egjipt, është pasuesi i Osama bin Ladenit.
 

Al Zavahiri, vendndodhja e të cilit nuk dihet, ka qenë personi i dytë për nga rëndësia në organizatën Al Kaeda pas Bin Ladenit.
 

Ndërkohë Bin Laden ishte vrarë gjatë një operacioni të komandove amerikane muajin e kaluar në Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›