E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, thirrje Hezbollahut të largohet nga Siria

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kërkuar Hezbollahut të tërheqë menjëherë luftëtarët e tij nga Siria.

Zëdhënësja e DASH-it, Jen Psaki tha se është e papranueshme dhe e rrezikshme që Hebzollahu i ka dërguar luftëtarët në Siri.

Psaki shtoi se SHBA është e shqetësuar në lidhje me raportet për incidentet e shumta ndërkufitare në ditët e fundit dhe e dënoi sulmin e së martës në një postbllok në të cilin u vranë tre ushtarë libanezë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm sirian Walid al-Moallem tha se Bashar Assad do të mbetet president të paktën deri në zgjedhjet e 2014-ës, dhe se mund të kërkojë të rizgjidhet në një mandat tjetër.

Komentet e tij vijnë pasi që Koalicioni Kombëtar Sirian i opozitës përsëriti se do të marrë pjesë në konferencën e sponsorizuar nga OKB-ja mbi përfundimin e luftës civile, vetëm nëse Assadi dhe zyrtarët e tjerë të lartë përjashtohen nga procesi politik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›