E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau ushtarin britanik, Adebowale del sot para gjykatës

Në Londër sot pritet të paraqitet para gykatës personi që akuzohet se e ka vrarë një ushtar britanik.

Lee Rigby u vra në mes të ditës javën e kaluar, në një vrasje që tronditi Britaninë.

Policia tha mbrëmë se Michael Adebowale akuzohet për vrasjen e Rigbyt dhe për posedimin të armëve.

Rigby ishte goditur nga një makinë dhe më pas është therur me thikë nga dy persona pranë kazermës së tij në juglindje të Londrës.

Pamjet e tmerrshme që u shfaqën pas sulmit treguan dy personat duke tundur thikat dhe hanxharët e përgjakshëm.

Të dy personat u qëlluan dhe u plagosën nga policia.

I dyshuari tjetër, Michael Adebolajo, mbetet në spital në gjendje të qëndrueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›