E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA thirrje per lirimin e ish-presidentit Mohamed Morsi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje autoriteteve egjiptiane të lirojnë ish-presidentin Mohamed Morsi, i cili ka qenë në arrest shtëpie që kur trupat egjiptianë e hoqën nga pushteti javën e kaluar.

Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Amerikan, Presidenti Morsi duhet të lirohet, në kuadër të përpjekjeve për të përfshirë të gjithë aktorët politikë në një qeveri tranzicioni, duke përmendur këtu edhe Vëllazërinë Myslimane të Morsit, të cilët nuk e njohin legjitimitetin e autoriteteve të përkohshme të vendosur nga ushtria dhe kërkojnë rivendosjen e zotit Morsi në pushtet.

Shtetet e Bashkuara po analizojnë ende ngjarjet në Egjipt për të vendosur nëse rrëzimi i presidentit Morsi ishte grusht shteti. Një përcaktim i tillë është me rëndësi dhe mund të rezultojë në anulimin e mbi 1 miliard dollarë për ndihma amerikane në Egjipt.

Zyrtarët e administratës Obama kanë shprehur prej ditësh shqetësim për ndalimet e paligjshme që pas ndërhyrjes së ushtrisë, por kjo është hera e parë që Uashingtoni kërkon lirimin e Morsit. Zëdhënësja e departamentit të shtetit amerikan tha se Shtetet e Bashkuara nuk ishin kundër kandidimit të Morsit për president në të ardhmen, por u shpreh se ky vendim iu takon egjiptianëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›