E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane vritet me thike nga ish-bashkeshorti nje 42 vjecare

Krimi në familje godet sërish. Në rrugën “Tefta Tashko” në kryeqytet e njohur si rruga mbrapa Gjimnazit “Ismail Qemali”, nëna e dy vajzave Valbona Çarçani mbeti e vdekur pasi u qëllua disa herë me thikë nga ish-bashkëshorti i saj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të së shtunës, kur Genc Çarçani pas një debati me ish-bashkëshorten e ka qëlluar atë katër herë me thikë, ku si pasojw e gjakderdhjes nëna e dy vajzave të rritura ka humbur jetën.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, Valbona Çarçani kishte 12 muaj që banonte në këtë lagje së bashku me dy vajzat, të cilat në mëngjes i kishte përcjellw për në plazh dhe rrugës duke u kthyer në banesë, është përballur me ish-bashkëshortin. Mësohet se ky i fundit, fillimisht i ka kërkuar një shumë parash viktimës dhe më pas në debat e sipër e ka qëlluar me thikë duke e lënë të shtrirë në mes të rrugës.
Pas vrasjes, Genc Çarçani është larguar në drejtim të ATSH-së ku është arrestuar nga patrulla e repartit Shqiponja, pas njoftimit të sallës operative nga dëshmitarët e rastit.
SIpas vendimit të divorcit të vitit 2011, çifti ishte martuar në 1988 dhe prej shumë vitesh kishin jetuar në Itali, ku edhe kanë lidhur dy vajzat. Pas kthimit në Shqipëri, ata kishin vendosur të ndaheshin, pasi martesa mes tyre nuk po funksiononte për shkak të zënkave dhe debateve. Sipas policisë, i dyshuari kohët e fundit punonte në një pikë llototje dhe njihej si bixhozxhi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›