E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA u ben thirrje qeverive arabe tu pergjigjen kerkesave popullore per ndryshime

Administrata Obama thote se qeverite ne mbare Lindjen e Mesme duhet te udheheqin drejt reformave qe kerkohen nga demonstruesit ne Libi Bahrein dhe gjetke. Me rritjen e numrit te te vrareve ne Libi ku forcat e sigurimit kane hapur zjarr ndaj protestuesve dhe me vazhdimin e demonstratave Bahrein dhe Jemen Shtetet e Bashkuara u bejne thirrje qeverive te vendeve arable tu pergjigjen thirrjeve per ndryshime ne vend qe ti shtypin ato. Ambasadorja amerikane ne Kombet e Bashkuara Susan Rajs ishte e ftuar ne programin Meet the Press te  kanalit televiziv NBC.

Ne po e inkurajojme Bahreinin dhe qeveri te tjera ne rajon te pranojne dhe te veprojne ne baze te deshires se popujve te tyre per ndryshime dhe reforma. Kerkesat e popujve duhet te respektohen dhe qeverite duhet te udheheqin ne kete drejtim.

Ambasadorja Rajs iu shmang parashikimeve per rezultatin e levizjeve per reforma qe kane perfshire Lindjen e Mesme por tha se status kuoja ne shume vende nuk mund te vazhdoje.

Duhet te kete nje proces reformash. Kushte te caktuara sjellin destabilitet si shperthimi rinor shkalla e papunesise mungesa e hapjes politike.  Ne kemi ushtruar presion publikisht dhe privatisht per ato ndryshime qe jane te nevojshme.

Diplomatja amerikane theksoi se Shtetet e Bashkuara i jane pergjigjur ne te njejten menyre demonstratave ne Egjipt Bahrein dhe ne vende te tjera duke hedhur keshtu poshte sugjerimet se qendrimi amerikan nuk ka qene i njejte ndaj demonstratave ne vende te ndyshme.

Mesazhi amerikan eshte i njejte jo dhune.  Respektoni te drejtat universale te popullit per tu grumbulluar per te protestuar per te folur.per te formuar organizata politike dhe ecni perpara me reforma.

Ne nje interviste per programin This Week te kanalit televiziv ABC sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te mbrojne lirine dhe demokracine ne gjithe boten por tha se ndryshimet e menjehereshme mund te jene te rrezikshme dhe mund te sjellin rezultate te paparashikuara.

Amerikanet favorizojne te drejtat e njeriut lirine dhe demokracine. Ne e dime kete perdundimisht perparimi me i madh per njerezit realizohet kur individet fuqizohen kur qeverite e tyre u pergjegjen kerkesave te popullit.  Kjo eshte cfare ne duam te shohim.  Ne te njejten kohe ne e kemi te qarte se ky proces mund te rembehet nga elemente si nga brenda ashtu edhe jashte ketyre vendeve.

Sekretarja Klinton solli si shembull revolucionin iranian te fundit te viteve 70-te ku populli permbysi teokratik totalitar.  Ajo tha se qellimi nuk eshte vetem mbajtja e zgjedhjeve per zevendesimin e nje regjimi autokratik nga nje tjeter por qe proceset demokratike te hedhin rrenje dhe te rezultojne ne qeveri me te vertete perfaqesuese te popullit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›