Shqiperi Kerkohet shtyrja e regjistrimit te popullsise

Ne Shqiperi jane shtuar zerat per shtyrjen e procesit te regjistrimit te popullsise i njoftuar gati nje vit me pare nga qeveria shqiptare. Procesi i pritshem per te nisur gjate muajit prill te ketij viti ka ngjallur debate te forta ne opinionin publik shqiptar.
Nderkohe ne fillim te majit ne Shqiperi mbahen zgjedhjet vendore dhe nese regjistrimi i popullsise do te zhvillohej paralelisht do te ndeshej me mjaft sfida verejne analistet e ceshtjeve vendore.
Debatet me te ndezura ne opinionin shqiptar lidhen me perfshirjen ne regjistrim te deklarimit te kombesise dhe te fese. Faktore politike historiane dhe intelektuale te njohur shqiptare kane shprehur shqetesimin se deklarimi i fese dhe kombesise do te rriste ne menyre fiktive numrin e minoriteteve ne vend duke u bere shkak per spekulime.
shte i njohur tashme fakti se disa mijera emigrante shqiptare ne Greqi gjate viteve te tranzicionit kane ndryshuar emrat dhe madje mjaft prej tyre kane bere perpjekje edhe per te ndryshuar dokumentet e identitetit. Kjo per shkak te perfitimit te vizave per ne Greqi apo presionit qe u behej per punesimin apo integrimin ne shoqerine greke.
Por organizatat e pakicave dhe subjekte politike si Partia e te Drejtave te Njeriut e kane perkrahur perfshirjen e deklarimit te fese dhe etnise ne regjistrimin e popullsise.
Ne diskutime u perfshi pak dite me pare edhe nje diplomat grek ne Konsullaten e Pergjithshme ne Korce i cili pak muaj para perfundimit te mandatit u thirr nga Ministria e Jashtme greke ne Athine per tejkalim te fjalorit diplomatik pas shqetesimit te paraqitur tek autoritet greke nga autoritetet shqiptare.
Tonet e debateve jane bere me te forta dite e fundit pasi Keshilli i Larte i Drejtesise evidentoi nje numer te larte te pranimit nga gjykatat te rasteve te nderrimit te kombesise se shtetasve shqiptare. Inspektimet treguan se vetem ne Gjykaten e Faktit te Gjirokastres jane rreth 1600 raste te nderrimit te kombesise nderkohe qe edhe ne gjykatat e tjera te rretheve jugore ky numer eshte i larte.
Gjate inspektimeve parapake jane verejtur shkelje te shumta nderkohe qe i mbetet Keshillit te Larte te Drejtesise te analizoje edhe shqetesimet ne opinion se ky proces i pranimit te nderrimit te kombesise ishte i shoqeruar me akte korruptive ne gjykata. Evidentimi i rasteve eshte shoqeruar nga ana tjeter me kerkesen per rishikimin e Ligjit per Gjendjen Civile i miratuar ne Shqiperi pak vite me pare.
Me emra te njohur te drejtesise u bashkua dje edhe ish-presidenti Alfred Moisiu i cili e cilesoi anti-kushtetues ligjin per gjendjen civile i cili percakton kombesine e shtetasve. Zoti Moisiu tha se mbeshtetur mbi kete ligj qe bie ndesh sipas tij dhe me konventat nderkombetare po mundesohet ndryshimi i kombesise nga shqiptare ne greke pa u mbeshtetur ne prova dhe fakte.
Ish-presidenti u shpreh edhe kunder nismes se qeverise per regjistrimin e popullsise mbi baze etnie duke e cilesuar edhe ate si anti-kushtetues. Zoti Moisiu tha se Kushtetuta si ligji themeltar i shtetit nuk e njeh kombesine por ka te shkruar ne dispozitat e saj vetem mbi shtetesine.