E Diel, 1 Nëntor 2026

AK tubim në Lushnje, Spahiu: Do publikoj dosjen e kryeministrit

LUSHNJE- Pasditen e sotme Aleanca KuqeZi u tubua në sheshin e qytetit të Lushnjes. Në këtë tubim përfaqësues të AK hodhën akuza ndaj qeverisë Berisha.

Kreu i AK Kreshnik Spahiu para mijëra mbështetësve dhe qytetarëve të Lushnjes u zotua se pas disa ditësh do të publikojë dosjen e Kryeministrit dhe disa ministrave.

Më tej, Spahiu u shpreh se AK do të rrëzojë Berishën nga pushteti, kabineti qeveritar i së cilit është mbushur me ministra bixhozxhinj.

Në këtë tubim Z, Spahiu u shpreh se me ardhjen në pushtet AK do të rriten pensionet për fermerët mbi 250 euro.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›