E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA tjetër thirrje Serbisë: Thelbësor bashkëpunimi me Kosovën

13-06-2012 / Gazeta 55

Clinton bisedë telefonike me Nikoliç pas betimit si president i Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u janë bashkuar thirrjeve për Serbinë, që të përmirësojë raportet me Kosovën, pasi Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se kjo çështje mund të jetë pengesë e madhe në rrugën e Serbisë për në BE. Gati të gjithë presidentët e shteteve në rajon e bojkotuan inaugurimin e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, ditën e hënë. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Njuland, ka refuzuar të komentojë çështjen e bojkotit, por tha se sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Nikoliçin, pas zgjedhjes së tij. “Mesazhi ynë për qeverinë e Serbisë ishte që ne dëshirojmë të punojmë me presidentin e ri dhe dëshirojmë të shohim që Serbia të vazhdojë rrugën e integrimit, të jetë në paqe me Kosovën dhe të punojë për çështjet e mbetura, që ata kanë së bashku”, u tha reporterëve, zëdhënësja Viktoria Njuland.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›