SHBA, vazhdon të rëndohet gjendja nga stuhitë
Me kalimin e ditëve vazhdon të rëndohet bilanci i viktimave nga seria e tornadove që goditën të mërkurën dhe të enjten jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të dhënat e fundit tregojnë se mbi 342 persona kanë vdekur në shtetet jugore të SHBA-ve si pasojë e stuhive dhe motit të keq. Kjo pjesë e Shteteve të Bashkuara po përballet me stuhitë më të këqija në 40 vitet e fundit.
Mësohet se trupa të tjerë janë gjetur sot në Alabama, vendi më i goditur nga erërat e forta.
Ndërkohë presidenti Obama gjatë vizitës në Alabama ngushëlloi familjet për humbjen e të afërmve të tyre dhe ka premtuar rimëkëmbjen e zonave të prekura nga stuhitë.