E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, vazhdon të ulet papunësia

Niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ra në nivelin e 8,8%, më i ulti që prej fillimit të krizës dy vjet e gjysmë më parë.
Ky është muaji i katërt radhazi që papunësia reduktohet, ndërsa sipas Departamentit Amerikan të Punës, 216 mijë vende të reja u krijuan gjatë marsit.

Shumica e vendeve të reja të punës janë krijuar në sektorin privat, nëpër fabrika, dyqane, shërbimin shëndetësore, edukim dhe në disa profesione të tjera.

Nëse ky ritëm punësimi vazhdon, diçka e parashikuar prej ekspertëve, deri në fundin e vitit duhet të krijohen 2,5 milion vende të reja pune.

Pavarësisht optimizmit, ekspertët janë të shqetësuar për impaktin që mund të krijojë në ekonomi rritja e çmimit të naftës dhe formave të tjera të energjisë. Diçka e tillë mund të krijojë edhe rritjen e nivelit të inflacionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›