Operacioni "Kërkimi intensiv", pranga pesë shtetasve

Në sajë të operacionit të koduar "Kërkimi intensiv", në Tiranë është bërë e mundur kapja e 5 shtetasve të shpallur në kërkim, me vendim Gjykate dhe Urdhër ndalimi të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vepra të ndryshme penale.
Seksioni i Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, realizoi kapjen e shtetasit në kërkim Markeljan Jaholli, 26 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga DPQ Durrës.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, ndërsa akuzohej për veprat penale të” Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtjes pa leje”. Po nga Specialistë të Seksionit të Kërkimit, u realizua kapja e shtetasit në kërkim Vilson Bunga, 21 vjec, lindur në Mat dhe banues në Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, e ka dënuar Vilson Bungën me 6 muaj burg, për veprën penale të "vjedhjes". Personi i tretë i ndaluar është Saimir Skura, 26 vjec, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë, sepse dyshohet se ka vjedhur zyrën e firmës së ndërtimit "Guri", në pronësi të një shtetasi.
Po nga komisariati i Policisë së Nr.2 u bë ndalimi i shtetasit në kërkim me iniciale D.Gj, 16 vjec, banues në Institutin Buqësor, Tiranë, sepse dyshohet se ka vjedhur nje telefon celular, një varëse floriri dhe shumën e parave prej 1000 lekë dy shtetasve.
Njëkohësisht u realizua arrestimi në flagrancë i shtetasit Syri Mehmetaj, 37 vjec, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë, sepse dyshohet se i ka marrë 4500 lekë një shtetaseje.
Nga Specialistët e Seksionit Kundër Lëndëve Narkotike u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Euglent Bullaci, 37 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Shitje të lëndeve narkotike".
Kapja dhe më pas arrestimi i tij u krye në afërsi të shkollës 9 vjeçare, "1 Maji", dhe nga kontrolli i ushtruar janë gjetur rreth 18 copë qese farmaceutike të mbushura me lëndë bimore.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.