Arrestohet një tjetër i dyshuar për masakrën e Qyshkut

Milojko Nikoliç, njëri prej të dyshuarve si pjesëmarrës në masakrën e Qyshkut në vitin 1999, është arrestuar dje nga autoritetet e Malit të Zi.
Nikoliç ishte njëri prej pjesëmarrësve të formacionit "Çakallët", grup i cili më 14 maj 1999 ekzekutoi 44 civilë shqiptarë në fshatin Qyshk të Pejës. Mes të vrarëve ishte edhe babai i ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku.
Më 20 dhjetor të këtij viti, në Beograd filloi gjykimi i nëntë pjesëtarëve të njësitit të quajtur "Çakallët", ndërkohë që janë lëshuar fletarreste të Interpolit edhe për 17 të dyshuar që gjenden në arrati.