E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, vetëvritet i biri i ish-bankierit amerikan Bernard Madoff

SHBA, 13 dhjetor NOA - I biri i ish-bankierit amerikan Bernard Madoff u gjet i vdekur ne New York. Mark Madoff, 46 vjeç, eshte vetevrare duke u varur ne apartamentin e tij ne Manhatan. Lajmi u konfirmua nga avokati i tij.

Gjithçka ka ndodhur pikerisht dy vjet nga dita qe babi i tij u arrestua per nje vjedhje prej 50 miliarde dollaresh. Djali i tij ishte nen hetim, kjo edhe pse ai nuk eshte akuzuar zyrtarisht.
Policia tha se Mark Madoff, 46 vjeç, vari veten ne te njejten kohe te arrestit te babait te tij (sipas NYT) duke u kapur ne nje tub ne tavan te baneses se tij ne rrethin e Soho ne Manhattan. 

Nje anetar i familjes, sipas Wall Street Journal, ka ngritur alarmin rreth ores 7:30 te mengjesit. 

Kur mberriten hetuesit ne shtepine e Mercer Street, ishte djali 2 vjeçar i cili ishte duke fjetur ne dhomen tjeter.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›