Përmbytet anija e peshkimit në Antarktidë, 23 të vdekur

Antarktide, 13
dhjetor NOA - Njezet e tre marinare kane vdekur ne fundosjen e nje anije
peshkimi te Korese se Jugut me 43 njerez ne bord, e cila gjendej ne oqeanin e
Antarktides.
“Varka me sa duket eshte zhytur rreth nje mije kilometer larg nga baza e McMurdo”, - tha zedhenesi i rojes kufitare me Zelanden e Re, Ross Henderson.
Trupat e
rikuperuar deri me tani jane vetem 5, por per punonjesit e shpetimit nuk ka me
shprese per te gjetur te gjalle 18 te tjeret e zhdukur.
Anija quhet “Number One Insung”, prej 614 tonelatash dhe eshte ne bazen e
portit te Korese se Jugut, Busan.
Te gjithe anijet prezente ne zone ishin thirrur ne vendngjarje per te ndihmuar
ne operacionet e shpetimit dhe nje gjysme aeroplan nga Zelanda e Re u ngrit per
te vezhguar zonen perreth.
Sipas autoriteteve te Korese se Jugut, rojet bregdetare ne bordin e anijes kane qene tete koreane, tete kineze, 11 indoneziane, 11 vietnameze, tre filipinas dhe nje rus.
r.b/NOA