Orë paniku në një azil
France, 13
dhjetor NOA - Ore paniku ne nje azil ne France, ku per disa ore nje 17 vjeçar i
armatosur ka marre peng 15 femije. I riu, i cili ishte ne trajtim per
depresion dhe shihej si i çekuilibruar nga autoritetet, kishte filluar te
leshonte fillimisht nje grup te pare prej pese femijesh.
Me pas u hodhen ne sulm skuadra e shpetimit te cilat liruan te gjithe pengjet, ndersa per sa i perket djalit ai u arrestua.
Forcat speciale me pas arriten te lironin dhe kater femijet e tjere se bashku me mesuesen qe kishin mbetur brenda ne duart e tij.
Me sa eshte bere
e ditur 17 vjeçari eshte ne kujdesin psikiatrik, por ka gjate nje periudhe
ka hequr dore nga marrja e ilaçeve.
“I riu, - tha kryetari i komunes, - hyri ne ndertese rreth ores 8:30 duke thene
kerkonte diçka, disa informacione. Ai mbante ne duar dy shpata. Nje nga
ndihmesit tane ishte me grupin e pengjeve dhe me pas arriti te dilte se bashku
me nje femije, e cila me pas u thirr serish nga sekuestruesi duke marre dhe
pese femije te tjere”.
r.b/NOA